Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa persona kanë sulmuar me rreze laseri aeroplanë të linjave të ndryshme në vend, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk dihet se kush janë sulmuesit, por njësitet përkatese janë në hetim të rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Lipjan 21.08.2021 – 20:39. Raportohet se nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/