Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me qytetarë nga lista e iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”, përcjell InLajmi.
Në takimin e njoftuar përmes faqes së Facebook, të LVV-së, bëhet e ditur se Kurti ka përgëzuar pjesëtarët e kësaj liste për bashkimin përtej dallimeve, në shërbim të interesit qytetar,
Në këtë takim morrën pjesë edhe kandidati për kryetar i komunës veriore të Mitrovicës Erden Atiq, si dhe bartësi i listës Skënder Sadiku.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka pritur sot në takim listën e iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”.
Ai ka përgëzuar pjesëtarët e kësaj liste për për bashkimin përtej dallimeve jo vetëm partiake në shërbim të interesit qytetar duke shprehur kështu nevojën e madhe që të përforcohet pozita e komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera jo serbe në atë zonë.
Kandidati për Kryetar të Komunës veriore të Mitrovicës Erden Atiq dhe Bartësi i listës Skënder Sadiku duke njoftuar për iniciativën e asaj ane kërkuan përkrahje nga kryetari Kurti sepse, siç u shprehën ata, kjo është hera e parë e një formati të tillë të organizimit, pra të gjitha partitë shqiptare, shoqëria civile dhe Vakati së bashku për një qeverisje lokale ndryshe./InLajmi/