Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thirr sot në takim emergjent krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi një rritje alarmante.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Sinjalin se kanë kërkuar nga ministri Vitia që nga kjo javë vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë, si dhe të ketë rritje të stafit mjekësor që janë të angazhuar në këtë proces.
“Kërkesa jonë ka qenë me u shtu stafi i personelit që merret me procesin e vaksinimit dhe ministri Vitia na premtoi që këtë çështje e ka diskutuar edhe me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, z.Hekuran Murati, që shpresoj që shumë shpejt do ta lejojnë rritjen e stafit nëpër qendrat e vaksinimit.”
“Prej kësaj të shtune fillon vaksinimi, kështu na tha ministri. Kërkuam që shujtat për personelin mjekësor të ofrohen nga Ministria, për shkak të mbingarkesës dhe situatës emergjente”, tha ai për Sinjali.
Ai po ashtu tha se e kanë njoftuar ministrin Vitia që specializantët që janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë paraqitur të gjithë për t’i përkrahur komunat.