Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar 21 kandidatët e partisë për kryetar të komunave, raporton InLajmi.
Ndër të tjera, Haradinaj tregoi se në listë është edhe një kandidate femër nga Drenasi.
“Vlera e parë është njeriu, kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur për të qeverisur me komunat e tyre, janë 21 kandidatë deri më tani, duke filluar nga 6 që janë duke qeverisur edhe tani të dëshmuar dhe te vlerësuar lartë. Një kandidate femër nga Drenasi. Secila komunë e meriton njeriun më të mirë. Kemi bë kujdesin maksimal”.
“Secili nga ta e ka listën e kandidatëve të dëshmuar. Vlera e 2-të është oferta për zgjedhjet lokale, janë programet qeverisëse, është hartuar prej njohësve të qeverisjes dhe është e mishëruar me qytetarin, janë shumë projekte jetike për banorët. Si vlerë e 3-të është mënyra e qeverisë që është e efektshme. Kjo është oferta e jonë dhe me këtë dëshmojmë seriozitet”.
“Albena është me ne, Muharremaj bashkëpunon me të vazhdimisht”.
“Koalicionet do t’i shqyrtojmë në të ardhmen, nuk kemi ende. Porosia është e keqe se po e heqin ministrin e Shëndetësisë, por me heq kur kemi përkeqësim të gjendjes është pak e dhimbshme, nuk e di a duhet me shkarkuar, por ai e ka mendje të gara jo te pandemia”, u shpreh Haradinaj./InLajmi/