Një komandant taliban pretendon se ai ka kaluar 8 vjet në Guantanamo, në një fjalim triumfues dhënë brenda Pallatit Presidencial në Kabul, transmeton InLajmi.
Ndërsa militantët talibanë shpallën shtetin islamik të Afganistanit, mijëra shtetas afganë bashkë me Presidentin janë bashkuar në një eksod masiv nga vendi.
Luftëtarët talibanë marshuan në pallatin e lashtë të dielën dhe kërkuan një ‘transferim paqësor të pushtetit’ ndërsa kryeqyteti ra në kaos, me helikopterët amerikanë që evakuuan diplomatët nga ambasada.
Guantanmo është themeluar nga George W Bush në vitin 2002, ku terroristët e dyshuar janë ndaluar pa gjyq dhe janë torturuar në objekt. Ndërsa, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta mbajtur qendrën të hapur pafundësisht në vitin 2018. Ishte Presidenti Joe Biden i cili në Shkurt u zotua të mbyllë Guantanamon, shkruan DailyMail.
Një zëdhënës i zyrës politike të talibanëve, tha për TV Al-Jazeera se lufta ka përfunduar dhe se së shpejti do të bëhet i ditur lloji i sundimit dhe forma e regjimit në Afganistan./InLajmi/