Nga Qendra për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se edhe ditën e sotme janë shënuar pritje të gjata për dalje nga vendi, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave nga qendra, pritje deri në 7 orë janë parë në pikën kufitare të Merdares, ndërkohë pritje ka pasur edhe te Dheu i Bardhë e në Jarinjë.
Të gjitha pritjet janë shënuar në pikat dalëse ndërkohë për hyrje në vend pritjet me të gjata kanë qenë në pikën kufitare të Jarinjës, deri në 25 minuta.
Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhim Kufitar:
Pikat e Kalimit Kufitar: hyrje (min) dalje (min)
Merdarë 10 -15 400-450
Jarinje 20-25 60
Mutivodë 05 – 10 120
Bernjak 05 – 10 05-10
Dheu i Bardhë 05 35-40
Vërmicë 03 – 05 15-25
Muçibabë 05 30
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta./InLajmi/