Plumologu Flamur Mraku i cili punon në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, vlerëson se rritja e rasteve të reja me COVID-19 në vend është shqetësuese.
“Është faza e infektimeve të mëdha dhe pas një jave pritet përkeqësim i gjendjes shëndetësore dhe do të rritet nevoja për hospitalizim. Shpresojmë që nuk do të kemi skenar të keq dhe të mos kemi nevoja të mëdha për hospitalizim”, është shprehur Marku.
Marku në Info Magazine në Klan Kosova duke bërë thirrje për imunizim ka deklaruar se vaksinimi është shërbim ndaj vendit.
“Kam frikë nga javët në vijim. E kemi variantin Delta që përhapet më shpejt. Do të kemi mbingarkesë dhe probleme të mëdha me pacientët që do të trajtohen në mënyrë ambulatore. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë vendit është të vaksinohemi”.
“Numri i madh i dasmave ka për të ndikuar në rezultatet në ditët në vijim. A do të ketë masa restriktive i përket IKSHPK që t’i marrë këto vendime”.