Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Bardhyl Qaushi në Gjakovë me datën 10 Gusht ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur, përcjell InLajmi.
Sipas policisë 2 viktimat i’u është dhënë ndihma e parë mjekësor, ku njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Pas një punë hetimore nga policia me datën 11 Gusht kanë marrë informacione për lokacionin e të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejt kanë arritur që ta arrestojnë të dyshurain i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Datë 10.08.2021, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar se në Rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë ka të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy viktimave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëri nga viktimat është liruar për në shtëpi ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut kujdestar.
I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intenzive hetimore nga Policia, sot me datën 11.08.2021, është marr informata për lokacionin e ndodhjes së të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejta operacionale i dyshuari është arrestuar, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.
Pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /InLajmi/