Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar detajet në lidhje me pritjet në kufi, përcjell InLajmi.
Vikendi ishte mjaft i ngarkuar me makina dhe kolona të gjata që prisnin për hyrje dalje në kufi, ndërsa sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, dita e hënë duket më e qetë.
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika në Merdare, tregohet se janë deri në 30 minuta, kurse në dalje janë deri në 45 minuta.
Ndërsa, te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, kurse për të hyrë pritjet janë vetëm 10 minuta.
Situatë e ngjashme duket të jetë edhe në pikat tjera kufitare si Jarinje, Mutivodë, Vermicë e Muçibabë./InLajmi/
