Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës, kanë vazhduar edhe ditën e sotme, përcjell InLajmi.
Nga raporti i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, u njoftua se bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet, po presin gjatë në pikat kufitare me Serbinë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Në raport thuhet se, për ta kaluar kufirin në Merdarë, ka pritje deri në 3 orë, kurse për të hyrë në Kosovë, pritjet janë 1 orë.
E njejta ndodhë edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë afro 2 orë, ndërsa hyrjet më të shpejta.
Pikat tjera kufitare në vend janë më një gjendje me të qetë dhe pa pritje për hyrje-dalje./InLajmi/