Flamur Sylejmani, ish-kryetar dhe aktivist i LVV-së në Lipjan, tani i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kalimin e Sylejmanit nga LVV në LDK, e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ku me një fotografi të publikuar i ka dëshiruar mirëseardhje aktivistit.
Kujtojmë se Imri Ahmeti, do të jetë sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e Tetorit./InLajmi/