Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka quajtur Hero zjarrëfikësit të cilët punuar pa u ndalur për të shuar zjarret që i kishte përfshirë disa nga fshatrat e kësaj komune, përcjell InLajmi.
Muharremaj ka thënë se nuk e din se a ju kanë dalë hakur, përballa përpjekjeve të tyre, pasi që zjarrëfikësit ishin në rrezik nga flakat, kishin pengesa me frymarrje nga tymi.
Tutje Muharremaj ka permendur edhe rastin e termetit në Shqipëri që sipas tij i’a kishin zbardhur fytyrën me angazhimin dhe herozimin e tyre.
Kreu i komunës së Suharekës ka thënë se pavarësisht postit të tij politik do të i ndihmojë gjithmonë zjarrëfikësit për kushte më të mira.
Postimi i plotë i tij:

Zjarrëfikësve…
E di që nuk ju kemi dalë hakut, përballë përpjekjeve tuaja me na shpëtu çdo ditë.
Edhe rreziku nga flaka, edhe pengesa e frymarrjes nga tymi, edhe shqetësimi nga situata me aksidentet janë pamja e secilit prej jush, që e përmbledhë vetëm fjalën HERO.
Na keni nderu kudo. Në Shqipëri me rastin e termeteve na zbardhët ftyrën me angazhimin dhe heroizmin tuaj.
Por, po ju drejtohem me ate që ma
ndjen zemra dhe më flet ndërgjegjja.
Ju betohem se si kryetar komune, apo në cilindo angazhim politik timin, ka me bë përpjekje me ju kriju kushte për punën tuaj.
Kudo kemi qenë bashkë në intervenime dhe e di mirë se si frymon puna juaj.
Nuk kam qef me përdorë fjalë shumë, por du me konkretizu këtë premtim me
vepra.
Faleminderit nga
Familjet tuaja duhet të jenë krenar për ju
Bali Muharremaj /InLajmi/