Quan Hongchan, atletja më e re kineze në Tokio, shënoi 466.20 pikë në finalen e zhytjes nga platforma 10-metërshe në Tokio Aquatics Center për t’u bërë kampione
Lojërat Olimpike, atletja 14-vjeçare kineze fiton medaljen e artë në zhytje
Zhytësja 14-vjeçare e Kinës Quan Hongchan fitoi medalje të artë në zhytje në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Quan, atletja më e re kineze në Tokio, shënoi 466,20 pikë në finalen e zhytjes nga platforma 10-metërshe në Tokio Aquatics Center për t’u bërë kampione.
Bashkëkombësja e saj, 15-vjeçarja Chen Yuxi, fitoi medaljen e argjendtë pasi shënoi 425,40 pikë në finale.
Melissa Wu e Australisë fitoi të bronztën me 371.40 pikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të zgjasin deri më 8 gusht.