• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Vuçiq: Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon

J G nga J G
4 August 2021
në Politikë
0 0
0
Vuçiq: Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon
0
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se vendimet që merren në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të kenë për bazë interesat dhe pajtimin e të tre popujve: serb, kroat dhe boshnjak.

“Ky është thelbi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe jo zgjidhjet e imponuara”, tha Vuçiq të mërkurën pas një takimi me anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik dhe një delegacion nga Republika Sërpska.

Takimi ndodh në kohën kur përfaqësuesit serbë po e bojkotojnë pjesëmarrjen në punën e institucioneve shtetërore në Bosnje.

Ky vendim u mor pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i deritanishëm në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Incko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, me 23 korrik vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Pas takimit me Dodikun, Vuçiq tha se “Serbia respekton integritetin territorial të Bosnje -Hercegovinës dhe Republikës Sërpska”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon”, tha Vuçiq.

Ndërsa Dodik tha se në takim i ka shprehur presidentit serb qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqet të minojë të drejtat e serbëve, të cilat u takojnë me Marrëveshjen e Dejtonit.

Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990 midis forcave serbe, boshnjake dhe kroate.

Me këtë Marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete – Federata e Myslimanëve dhe Kroatëve dhe Republika Sërpska – të cilat i udhëheqin bashkërisht institucionet qendrore.

Dodik vlerësoi se Bosnje-Hercegovina është një “vend i pamundur”, sepse ekzistenca e tij nuk buron nga dëshira e të gjithë banorëve.

Sipas ligjit penal të Bosnje-Hercegovinës, mohuesit e gjenocidit dhe ata që lavdërojnë kriminelët e luftës mund të përballen deri me pesë vjet burgim.

Ligji me ndryshimet e Inzkos ka hyrë në fuqi më 28 korrik.

Parlamenti i Republikës Sërpska të premten miratoi me procedurë urgjente

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Tags: Alekander VuçiqBallkaniRajoni
Postimi i mëparshëm

Mbi 14 mijë persona të vaksinuar kundër koronavirusit brenda 24 orëve në Kosovë

Postimi tjetër

Miftaraj - Haxhiut: Shoqëria civile dhe mediat janë nën vëzhgimin e ekzekutivit

Të ngjajshme Postime

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Politikë

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku
Politikë

Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

19 June 2025
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Politikë

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

19 June 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Politikë

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

19 June 2025
Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes
Politikë

Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

19 June 2025
Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror
Politikë

Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror

18 June 2025
Postimi tjetër
Miftaraj – Haxhiut: Shoqëria civile dhe mediat janë nën vëzhgimin e ekzekutivit

Miftaraj - Haxhiut: Shoqëria civile dhe mediat janë nën vëzhgimin e ekzekutivit

Lajmet e fundit

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu