Pasditen e sotme një zjarr është aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës.
Banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar
Ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Të njëjtit janë nisur për në qytetin e Pejës.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin, përcjell Insajderi
Është raportuar se aktualisht në Kosovë janë aktive edhe 4 vatra të zjarrit. Ndërsa në Shqipëri është shënuar edhe viktima e parë nga zjarri që ka kapluar vendin.