Numri i mërgimtarëve që ia kanë mësyrë vendlindjes është shumë i madh, kjo e dëshmon edhe raporti i fundit që vjen nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell InLajmi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë me dije se pritjet në vendkalimin kufitar në Merdare aktualisht janë 180 minuta.
Sipas QKMK-së për t’iu ikur pritjeve të gjata mund t’i shfrytëzoni këto 2 pika kufitare në Mutivodë dhe Jarinë janë 5-10 min.
Postimi i plotë i QKMK-së:
Të nderuar,
QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdarë, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrj/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata!
Rrugë të mbarë! /InLajmi/