Me ta këputë shpirtin, voglushja në kampin Roj qanë: Dua të kthehem në Shqipëri

0
SHPERNDARJE
27
PAMJE

5 gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme.

Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e 2 shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë e tij në Facebook, Koplikaj shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja, raporton abcnews.al

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe rreth orës 20:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për mediat.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.