Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur Qëndren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, që ta merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinaj ky institucion ka arritur që ta menagjojë shumë mirë situatën me të helmuarit para disa jave.
Tutje Haradinaj ka shkruar vaksinohu edhe ti, mboj veten dhe të tjerët.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.
Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2.000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.
Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!
RH /InLajmi/