Gazetari Parim Olluri ka thënë se njëri prej shkaktarëve të aksidenteve në Kosovë është marrja e patentëve të shoferit me para.
Ai thotë se ky fenomen është shqetësues dhe thotë se është shumë i përhapur.
“Nga 400 deri në 1.000 euro”, tha Olluri që është çmimi i këtyre patentëve.
“Shumë persona shesin mend se po vozisin pa patentë. Po t’ua marrësh makinën dhe të turpërohen edhe ata para familjes atëherë do të ishte më ndryshe”
Olluri po ashtu tha se njëri prej arsyeve të aksidentit tragjik në Kroaci është mosrespektimi i rregullave për rrugë të gjata.
“Për një rrugë kaq të gjatë është dashur të jenë 3 shoferë e jo 2 sa kanë qenë”, tha Olluri për T7
Ndryshe, 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci.