Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Brod të Kroacisë, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se derisa ende nuk ka konfirmime zyrtare për detajet, shpreson të ketë sa më pak të vdekur e të plagosur.
“Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.
Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Ndryshe, nga mediet kroate po raportohet se deri më tash janë 10 të vdekur, 45 të lënduar, prej tyre 8 në gjendje të rëndë.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.
Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.
Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda./InLajmi/