Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar besimtarët myslimanë, përcjell InLajmi.
Konjufcaka thënë se festat janë ditë të bukura gëzimi dhe paqeje të cilat frymëzojnë dashuri familjare.
Ai ka shtuar se edhe pse manifestimi i Bajramit është lehtësuar dukshëm, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e tyre dhe të tjerëve
Postimi i plotë i tij:
Bajrami i Kurbanit apo Festa e Flijimit është një datë e rëndësishme e cila shënon kulmin e pelegrinazhit të haxhit në Mekë dhe Medinë dhe sakrificën e besimtarit mysliman.
Janë ditë të bukura gëzimi dhe paqeje të cilat frymëzojnë dashuri familjare, sjellin frymën e solidaritetit dhe manifestojnë vlerën e përkushtimit të patundur.
Me këtë rast, shpreh urimet tona të ngrohta, me dëshirën për ta kaluar këtë festë me shëndet, lumturi dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.
Kësaj here, edhe pse manifestimi i Bajramit është lehtësuar dukshëm, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e tyre dhe të tjerëve.
Le të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe përparimin e vendit tonë. Jam i bindur se me devotshmëri dhe përpjekje të përbashkëta arrihet suksesi politik, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale e popullit tonë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Urime festën!” /InLajmi/