Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në orën 21:00 në Drenas, përcjell InLajmi.
Ky rast është raportuar mbrëmë, me datën 10 korrik, rreth orës 21:00. Këtë e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës
“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00.
Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e saj”, ka njoftuar Borovci.
Njoftimi i plotë i zëdhënësit, Borovci:
Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00.
Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e saj./InLajmi/