Gjykata Speciale ka konfirmuar se ish-kryetari I PDK-së, Kadri Veseli, gjendet ne Kosovë.
Momenti pas arritjes së tij në shtëpi është përcjellur nga mediat, ku fotografi të publikuara tregojnë disa makina përcjellëse të EULEX-it, duke qëndruar rreth shtëpisë së tij.
Gjykata ka bërë me dije se Veseli është liruar për arsye humanitare, dhe gjatë kohës së qëndrimit do të jetë nën kujdestari.
Kujtojmë se Kadri Veseli, humbi babain e tij Fazli Veselin dhe nuk arriti të merrte pjesë në varrim. Megjithatë ai ditën e sotme gjendet në shtëpi, në kohën e pritjes së ngushëllimeve./InLajmi/