Një azhurnim i ardhshëm i WhatsApp-it më në fund do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë imazhe me cilësi më të mirë përmes aplikacionit, transmeton InLajmi.
Pavarësisht nga fakti që ky aplikacion përdoret gjerësisht për të shpërndarë foto, deri tani WhatsApp nuk i dërgon ato me cilësi të plotë, përkundrazi i ngjesh ato në mënyrë të konsiderueshme, që do të thotë se mbërrijnë ndonjëherë gjithë kokërrza dhe me cilësi shumë të ulët.
Ndërsa kompresimi siguron që imazhet të jenë më të lehta për t’u dërguar ose të zënë me pak hapësirë në telefonët e njerëzve, kjo do të thotë gjithashtu se ato mund të duken sikur të ishin marrë në një aparat fotografik shumë më të keq për shkak të kompresimit ekstrem.
Por, tani kompania duket se po teston një azhurnim të ri që do të lejojë njerëzit të dërgojnë fotografi në “cilësinë më të mirë” e të ruajnë detajet dhe cilësinë, njofton The Independent.
Karakteristikat e reja do t’i lejojnë njerëzit të zgjedhin “cilësinë e ngarkimit” për fotot dhe videot e tyre, duke zgjedhur midis “cilësisë më të mirë” dhe “ruajtësit të të dhënave”, si dhe opsionin që telefoni të zgjedhë automatikisht./InLajmi/