Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar të gjithë punëtoret teknik të të gjitha shkollave, përcjell InLajmi.
Ramosaj i ka falëndruar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre, e në veçanit në kohë e pandemisë.
Që sipas kreut të Deçanit nuk janë ndalur asnjëhere, duke bërë çdo ditë dezinfektimin e institucioneve shkollore.
Postimi i plotë i tij:
Sot, takova punëtorët teknik të të gjitha shkollave të Komunës së Deçanit, e të cilët i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre, e në veçanti në kohën e pandemisë, të cilët nuk u ndalen asnjëherë, duke bërë çdo ditë dezinfektimin e institucioneve shkollore!

Respekt dhe mirënjohje për secilin!
BR/InLajmi/