Ashtu siç kanë lajmëruar ditë më parë, Arilena Ara dhe Noizy kanë publikuar super duetin “Murderer”, përcjell InLajmi.
Kënga e lansuar është pritur mirë nga publiku që në minutat e para të lansimit.
Pjesë e klipit nuk është vetëm reperi e këngëtarja, por edhe disa aktorë të tjerë rreth të cilëve “rrotullohet” ngjarja.
Ndryshe, bashkëpunimi i 2-shes është pjesë e albumit të parë muzikor të Arilena Arës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj dhe projekti është publikuar në kanalin e saj në Youtube. Albumi mban titullin “POP ART” dhe do të publikohet së shpejti./InLajmi/