Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas, saktësisht në fshatin Arllat një autobus është përfshirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se Policia së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Tutje Borovci ka bërë të ditur se nuk raportohet për asnjë të lënduar.
“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/