Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, shumë shtete po vazhdojnë të regjistrojnë edhe më tej viktima e raste të reja të infektuara me këtë virus. Rreth 4 milionë persona vlerësohet se kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi.
3 milion e 989.966 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në botë.
Kështu bëhet e ditur në faqen botërore të statistikave worldometers.info.
Sipas kësaj faqeje, 184 milionë e 416. 587 janë infektuar me koronavirus, ndërsa 168 milionë e 742. 97 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 34 milionë e 588. 360 raste dhe 621. 257 viktima.
Pastaj India me 30 milionë e 571. 431 raste të infektuara dhe 402. 359 viktima, përcjell Reporteri.net.
I 3 radhitet Brazili me 18 milionë e 742. 25 raste të infektuara dhe 523. 699 viktima.