Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se së shpejti do të publikojë dosjen e paaudituar të informimit publik për zgjedhjet e 14 Shkurtit, raporton InLajmi.
Kjo dosje do të tregojë donatorët e subjekteve politike, shumat e mbledhura në vlerën e më shumë se 100 euro dhe raportet e publikimit financiar të fushatës të dorëzuara te KQZ-ja.
Po ashtu, KQZ ka njoftuar se do të publikojë edhe raportet financiare të kandidatëve që janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës.
Këto të dhëna u bënë të ditura në mbledhjen e mbajtur sot nga KQZ, ku u dhanë edhe informacione mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Për zgjedhjet e ardhshme nga KQZ, u tha se përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas planifikimeve me planin e miratuar në fillim të këtij procesi./InLajmi/