Gazetari Milaim Zeka, pas rekomandimit të dërguar për shkarkimin e bordit të RTK-së, ka reaguar duke thënë se përveç shkarkimit, duhet të nisen edhe hetime për drejtuesit e televizionit publik, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Zeka ka thënë se ka drejtues të RTK-së që me paratë e medias kanë bërë blerje në dyqane të Parisit. Këtë gjë ai, u’a ka faturuar partive të kaluara politike, duke thënë se ata që ishin në pushtet në të kaluarën kanë pasur vetëm një qëlllim, atë të punësimit të familjarëve të tyre në mediumin publik.
Zeka ka vazhduar shkrimin e tij, me fjalët se do të flasë sa të jetë e nevojshme sepse e do këtë medium, ai ka treguar mbështetjen e tij për shkarkimin por edhe kundërshtimin që në vend të tyre të sillen njerëz që mund t’a shkatërrojnë edhe më shumë.
Postimi i plotë i tij:
Jo vetem shkarkim te Bordit te RTK-se, po edhe nisje hetimesh

Ne RTK kane ndodhur shume krime, qe ne kohen e Agim Zatriqit. Nje kompani e njohur e udhetimeve ka leshu bileta blanko, pa udhetu asnje gazetar, pastaj paraja publike ka perfundu neper xhepat e xheparoshave.
Ka drejtues te RTK-se, qe me parate e mediumit, kane ble dyqane edhe ne Paris. Krejt kjo ka ndodhur sepse partite e kaluara ne pushtet, te gjitha, pa perjashtim, kane pasur dy qellime: punesim te familjareve pa asnje kriter, dhe kontroll mbi lajme e debate politike. Edhe marketingun asnjehere nuk e kane lane fryme me marre.
Po flas e po shkruaj, sepse per kete gje kam folur edhe ne foltoren e Kuvendit te Republikes. Kam folur sepse e kam dasht dhe e du kete medium. Kam folur edhe flas, sepse nuk mundem me hesht kur bord pas bordi, nuk e kane kry detyren e tyre, po qellim i kane pasur udhetimet, punesimet, zhvatjet. Menaxhmentet e kane kontrollu bordin, jo bordi menaxhmentet. A eshte çudi? Aspak! Ne baze te ndarjes te kompetencave, parlamenti duhet me kontrollu qeverine, mirepo ne praktike, çdo qeveri e ka kontrollu parlamentin.
Une ne parim e mbeshtes çdo iniciative te parlamentit ne drejtim te RTK-se, ama jam komplet kunder qellimit qe tash me e kap RTK-ne njereze qe e shkaterrojne edhe me shume.
Pse po e them kete? Sepse deputete te VV-se kane vjedhur ne kurriz te RTK-se. Sepse disa qe gjoja ia duan te miren e ketij mediumi, bash kanceri i RTK-se kane qene.
Ditet ne vazhdim do te flasim edhe me emra, edhe me fakte, edhe me letra. Ama po me duket se kot po flasim. Qellimi eshte prap me kap keq RTK-ne. Dikur kishim kater-pese kapesa, tash vetem nje…!/InLajmi/