Arkeologët kroatë kanë zbuluar eshtrat e 32 personave, të varrosur në arkivole qeramike, transmeton InLajmi.
Është bërë e ditur se arkivolet e zbuluara datojnë që nga fundi i shekullit të 4-të dhe fillimi i shekullit të 5 pas Krishtit.
Studiuesit zbuluan mbetjet e para në tokë të Pallatit Radosheviç, i cili ka një një strukturë të stilit barok të shekullit të 17-të në ishullin Hvar, në brigjet e Dalmacisë.
Varrezat ishin jashtëzakonisht të ruajtura, thanë ekspertët, ku brenda tyre përveç eshtrave u gjetën edhe enë të vogla qeramike, monedha e materiale të tjera.
Nga gërmimet e zhvilluara u zbulua poashtu një pjesë muri, që dukej të ishte vendbanim i shekullit të 5-të, dhe një i ngjashem nga shekulli I 2-të.
Sipas ekspertëve, varrosjet në arkivole qeramike kanë qenë të zakonshme për kohën dhe përdoreshin më shumë për fëmijët.
Daily Mail shkruan se gërmimet 2-mujore, të kryera nga firma konsulente arkeologjike Kantharos, u ndërmorën përpara fillimit të ndërtimit së një biblioteke të re në vendin e pallatit.
Në total, ekipi gjeti 20 varre, disa prej të cilave përmbanin mbetjet e shumë individëve, në një sipërfaqe prej rreth 700 metër katrorë./InLajmi/