Muharrem Salihu, Drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, ka përgëzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjell InLajmi.
Salihu tha se Kurti flet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, sipas tij Kurti në Bruksel kërkoi reciprocitet duke i’u ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombëtar, njëlloj si shqiptarëve në Serbi.
Gjithashtu, ai kërkoi mbështetje për Albin Kurtin dhe tha se duhet të bëjmë durim, sepse motori ka filluar të levizë në drejtimin e duhur.
Njoftimi i plotë i tij:
Jam shumë i lumtur që përpjekjet tona të pandalshme si AFEDS, si aktivistë kombëtarë, për çështjen e të drejtave tona themelore në Republikën e Serbisë, po rezonojnë dhe po gjejnë përgjigjen më të shkëlqyer në diskurin diplomatik të Kryeministrit Kurti ! Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ! Pasi në Bruksel me shumë brilancë diplomatike, e kërkoi reciprocitetin duke i ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombetar, njëjtë si shqiptarët në Serbi, Kryeministri Kurti nuk u ndal as sot ! E tregoi se tashmë reciprociteti me Serbinë është vijë sjelljeje e Kosovës dhe do të kërkohet duke imponuar të drejta të barabarta midis pakicave në të dy vendet tona ! Sot Kryeministri Kurti, pas vitesh heshtjeje, lëshimesh per fatin tonë në dialogun me Serbinë, e përsëriti në Vienë qëndrimin tashmë të konsoliduar : reciprocitet në trajtimin e pakicave, gjegjësissht të serbëve në Kosovë dhe ne shqiptarëve në Serbi ! Ky qendrim kombëtar, patriotik, në një nga piacat kryesore të diplomacisë botërorë, në prani të Kancelarit austriak Kurz na mbush me shpresë se diçka po lëviz në favorin tonë ! Shqiptaret janë spastruar etnikisht në kohëra të vështira për ta, por kjo nuk mund të ndodhë në ditë të sodit, kur kemi dy shtete që mund të na mbrojnë !/InLajmi/




















