Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për zbritjen e subvencioneve ndaj vreshtarëve, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se, zbritja nga 1000 euro në 400 euro është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon në vështirësi.
Haradinaj shtoi se ky veprim është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvecioneve të premtuara.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Qeverisë për zbritjen e subvencioneve direkte për vreshtarët, nga 1000 euro sa ishin, në vetëm 400 euro, është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi.
Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar.
I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.
Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta! RH /InLajmi/