Për herë të parë është prezantuar makina garuese fluturuese në botë, transmeton InLajmi.
Makina e emërtuar Tre Grands Pri, pilotohet nga distanca dhe arrinë shpejtësinë e një makine të Formula 1. Makina fluturuese prezantimin e parë e ka bërë në qiell mbi një shkretëtirë të Australisë, ndërsa më vonë këtë vit, pritet edhe debutimi i radhës.
Makina të ngjashme pritet të zhvillohen në të gjithë botën, si pjesë e nisjes së projektit për gara elektrike në ajër nga kompania Airspeeder.
Është bërë e ditur se në këto gara që pritet të organizohen, do të marrin pjesë 4 skuadra me nga 10 aeroplanë, që do të konkurrojnë në stilin e Formula 1, shkruan DailyMail.
Si qëllim për këto makina është vendosur që deri në vitin 2022, të bëhet e mundur pilotimi nga kabina./InLajmi/