Ka filluar takimi i shumëpritur midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Presidentit Rus Vladimir Putin, transmeton InLajmi.
Fillimi i takimit ishte pak i pazakontë me një situatë kaotike, krijuar nga reporterët e të 2 vendeve.
Ndërsa 2 presidentët po mundoheshin të fillionin bisedimet, gazetarët janë parë duke bllokuar kamerat, gjë që krijoi një situatë të tensionuar.
Korrespodentja e BBC për Shtëpinë e Bardhë, Kaitlan Collins, ka shpjeguar praktikën e mediave për takime të tilla. Ajo tha se një përfaqësues për çdo medium lejohet të shkojë në dhomën ku mbahen takimet. Zakonisht numri i lejuar i reporterëve është 15, përveç fotografëve.
Por, në këtë takim u raportua një situatë krejt ndryshe me ndërhyrje nga gazetarët, ku pati kufizime për shtypin amerikan./InLajmi/