Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk dha detaje për zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale, por vetëm theksoi se ka rikandidime, raporton InLajmi.
Tutje ai njoftoi se në mbledhjen që u mbajtë sot grupet punuese kanë paraqitur objektivat e LDK-së, ku parashihet se kjo parti do të jetë e fuqishme sipas anëtarit të Kryesisë.
“Ishte një numër i të nominuarve. Shumica vetëm u rikandiduan. Organizimi nëpër degë, raportuan grupet punuese për fuqizimin e LDK-së. Grupet punuese kanë paraqitur objektivat e qarta, ka besim se LDK-ja do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”, tha Zemaj./InLajmi/