Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion gjatë së martës ka intervistuar kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, raporton InLajmi.
Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa intervistomi është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Komisioni i Kosovës për Trashigimi Kuluturore përbëhet nga 7- të anëtarë, të cilët zgjedhën për një mandat tre vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.
Më 4 maj ishte shpallur konkursi për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve./InLajmi/

















