Nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës është njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e radhës, në të cilën pritet të caktohet seanca e re e legjislativit, përcjell InLajmi.
Është bërë e ditur se në rend të ditës do të jenë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seance plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Senaca është parashikuar të nisë në orën 14:00, ndërsa pika të tjera që do të diskutohen janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020 si dhe debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit./InLajmi/