Që nga fillimi i vaksinimit në vend deri tani janë dhënë 80.803 doza kundër koronavirusit, shkruan InLajmi.
667 është numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.074.
Ndërkohë, kujtojmë se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur ditë më parë se është arritur marrëveshja për pranimin e 1.2 milionë vaksinave të Pfizer deri në fund të këtij viti.
Poashtu, është njoftuar se brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërsa 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Të dhënat e IKSHPK-së, tregojnë se janë realizuar rreth 2.227 testime, ndërsa janë shëruar 134 të tjerë./InLajmi/