Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një mashkull kosovar në Fushë Kosovë pasi që i njejti ka lënë në veturën e bashkëshortit të viktimës një letër kërcënuëse, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe i njejti është dërguar në mbajtje
Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur, bashkëshortit të viktimës femër kosovare në parafangon e veturës i kishte lënë një letër me përmbajtje ofenduese dhe ngacmuese ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/