Policia Federale ka gjetur pastaj 4 pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes.
Në Bad Reichenhall, të premten 4 Qershor, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare të bëra në autostradën A8 në Walserberg ka parandaluar hyrjen e palejuar të një familjeje katër anëtarëshe.
Kosovarët ishin shtirur si francezë me letërnjoftime të falsifikuara franceze.
Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me 2 fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit.
Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit policët kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale ka gjetur pastaj 4 pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes, shkruan pnp.de.
Një krahasim i detajeve personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, udhëtarët nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht. Më në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar 4 letërnjoftime të falsifikuara në Serbi.