Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se është arrestuar një person në Prishtinë për kontrabandë me narkotik, përcjell InLajmi.
Ministri Sveçla tregoi se Njësiti antidrogë e rajonit të Prishtinës në koordinim me Policië Gjermane e realizuan këtë aksion.
Ai tha së Policia e Kosvës poashtu konfiskoi edhe 2.5kg kokainë, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe 2 automjete.
Postimi i plotë i tij:
Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në kordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe 2 automjete.
Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar. /InLajmi/