Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shprehur ngushëllim familjes dhe kolegëve të infermieres Zana Shabani, përcjell InLajmi.
Zana Shabani ishte infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, që sipas SHSKUK-së Zana e ka kryer punën e saj në shërbim të pacientëve me përkushtim të madh.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve, me rastin e vdekjes së infermieres Zana Shabani, e cila për vite me radhë, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve në Spitalin Sheikh Zayed në Vushtrri. /InLajmi/