Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur ndalimin në vend për përdorimin e Twitter-it,
Qeveria Nigeriane njoftoi të premten se po pezullonte operimet e kompanisë Twitter në vend.
“Rrjetet e telefonit celular e bllokuan qasjen pasi u urdhëruan
ta bëjnë një gjë të tillë, por disa përdorues po e ‘kapërcejnë’ ndalimin”, është shkruar në këtë media, shkruan ‘BBC’.
Kjo masë vjen pasi Twitter fshiu një status të presidentit Muhammadu Buhari për shkeljen e rregullave të faqes, transmeton Insajderi.
Qeveria e tij tha të shtunën se fshirja e postimit ishte “zhgënjyese”, por jo e vetmja arsye për pezullimin e “përkohshëm”.