Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj ka heq dorë nga përkujdesja ndaj saj, përcjell InLajmi.
I dyshuari ka ushtruar padi në gjykatë, por që i njejti me vendim të Prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
E paditura në gjykatë nga vëllai tregoi që ai ka heq dorë edhe nga prona e përbashkët e shtëpisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë, 06.06.2021 – 13:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka heq dorë nga përkujdesja ndaj saj si dhe për pronën e përbashkët-shtëpisë dhe ka ushtruar padi në gjykatë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /InLajmi/