Skuadra e Ferizajit sot ka prezantuar trajnerin e ri, përcjell InLajmi.
Kryetari i klubit, Lulzim Abazi ka prezantuar sot Megzon Visokan si trajner të ri të ekipit.
Visoka së fundmi ishte trajneri i KF A&N. Në të kaluarën kishte udhëhequr ekipe si Ulpiana, Llapi U19 dhe Flamurtari U19.
Ai po ashtu kishte qenë asisten i trajnerit Kushtrim Munishi tek Kosova u19, në konkurencën e femrave
Postimi i plotë:
Megzon Visoka, trajner i ri i skuadrës tonë!
Sot bordi i klubit ka vendosur që punën e trajnerit t’ia besoj trajnerit të mirënjohur Kosovar , Megzon Visoka.
Visoka u prezantua sot, në prani të kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe drejtorit Agron Selmani.
Visoka në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave.
Ai eshte i licencuar me disa licenca nga;
Licenca C -Federata Gjermane e futbollit dhe FFK-s
UEFA B – Shqipëri
UEFA A – Shqipëri
UEFA PRO – Shqipëri
I diplomuar ne fakultetin ekonomik, menagjim dhe ndërrmarrësi.
Karriere e tij si trajner e kaloi në shumë klube si;
Vitin 2012-2014, asistent i trajnerit Sami Sermaxhaj.
Vitin 2015-16, asistent i Bylbyl Sokolit.
Vitin 2016-18, kryetrajner i KF Flamurtarit u19.
Vitin 2018, kryetrajner i KF Llapit u19.
Vitin 2018-19, kryetrajner i KF Ulpianës.
Vitin 2020-21, Kryetrajner i KF A&N
Gjithashtu ishte edhe asistent i trajnerit, Kushtrim Munishit në kombëtaren e Kosovës u19, në konkurencën e femrave.
Trajnerit, Visoka i dëshirojmë shumë suksese me klubin tonë.
Na priftë e mbara, ⚪️🔵/ InLajmi/