Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka lajmëruar se Gini Wijnaldum tashmë ka nënshkruar kontratë me PSG-në.
Sipas Romanos, holandezi ka nënshkruar kontratë me klubin francez deri në vitin 2024.
Mesfushori holandez ishte shumë afër të nënshkruante me Barcelonënë, por PSG në momentet e fundit bëri një ofertë më të mirë ekonomike, përcjell IndeksOnline.
Wijnaldum u largua nga Liverpooli në fund të këtij sezoni pasi i skadoi kontrata.