Pabarazia e vaksinave kundër koronavirusit ka krijuar një “pandemi me 2 pista” me vendet perëndimore të mbrojtura dhe kombet më të varfra akoma të ekspozuara, tha të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke rinovuar lutjet për dhurimet e vaksinave kundër koronavirusit.
“Gjithnjë e më shumë, ne shohim një pandemi me 2 drejtime,” u tha Tedros gazetarëve gjatë një konference shtypi nga Gjeneva.
Tedros shprehet i zhgënjyer me këtë pabarazi, shkruan Reuters.
“Gjashtë muaj që nga administrimi i vaksinave të para koronavirusit , vendet me të ardhura të larta kanë administruar gati 44% të dozave në botë. Vendet me të ardhura të ulëta kanë administruar vetëm 0.4%”, përcjell Klankosova.tv.
Gjëja më zhgënjyese në lidhje me këtë statistikë është se nuk ka ndryshuar në muaj”.