Kandidati për kryetar të Prishtinës nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot ka prezantuar projektin e ri, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmës një postimi në rrjetin e tij social Facebook e ka prezantuar monumentin e quajtur “Hyjnesha e Prishtines”, e cila do të jetë pika kryesore për të rinjtë.
Ai ndryshe tha që ky monument përveë simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë, ku poashtu në këtë hapsirë do të funksionojë edhe Qendra dhe Akademia Inovative.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
Në angazhimin tonë për Prishtinën, prezantojmë monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”. Ky simbol përveç simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë. Në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative.
Të rinjtë kreativë, artistë dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë në një hapësirë të dinjitetshme.
#Prishtinaepara /InLajmi/