30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje mes 2 trenave të pasagjerëve në Pakistanin jugor, transmeton InLajmi.
Sipas zyrtarëve, një nga trenat që udhëtonte në provincën Sindh kishte dalë nga shinat duke kaluar në një pistë tjetër, ku më pas një tren i mbushur me pasagjer është përplasur me të dhe është përmbysur.
Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë dërguar të plagosurit në spitalet më të afërta dhe mendohet se shumë nga ta janë në gjendje kritike. Po ashtu, është raportuar se ka ende shumë njerëz të bllokuar në tren por akoma nuk dihet numri i saktë i tyre.
Sipas agjencisë së lajmeve BBC, Kryeministri i vendit Imran Khan, ka thënë se është i tronditur nga aksidenti dhe ka premtuar një hetim të plotë.
Pakistani është përballur me një varg aksidentesh vdekjeprurëse të trenave gjatë viteve të fundit. Midis viteve 2013 dhe 2019 është raportuar se të paktën 150 njerëz kanë humbur jetën në incidente të ngjashme./InLajmi/